Mbi trajnimin për zbatimin në praktikë të programit aplikativ Audit PACK PEE për SME-të në datat 07.06.2018 dhe 08.06.2018

Në kuadër të Projektit të BB, sipas marrëveshjes me CSOEC dhe CNCC Francë u zhvillua trajnimi i parë në lidhje me zbatimin në praktikë të programit te auditimit Audit Pack PEE për SME-të, në ambientet e IEKAs. Në këtë trajnimin i cili zgjati dy ditë morrën pjesë Auditues Ligjorë të interesuar për përdorimin e këtij programi.

Përveç të tjerash, në këtë trajnim të drejtuar nga eksperti francez Philippe Strohm, u trajtuan raste praktike, një prej të cilave ishte edhe KDO LLP i cili shërbeu për të rritur kuptueshmërinë e programit. Rasti u fokusua sesi Audit Pack PEE mund të ndihmojë audituesin gjatë fazave kryesore të një auditimi, duke u ndalur që në hapat e para të pranimit të angazhimit, në përgatitjen e planit dhe proçedurave të auditimit duke u përqëndruar në matricën e analizës së rrezikut, në identifikimin e anomalive materiale, duke vazhduar edhe më tej në komunikimin me personat e ngarkuar me qeverisjen dhe fazat e fundit të përfundimit të auditimit.

Rasti tregoi avantazhet e përdorimit të Audit Pack PEE dhe mënyrën sesi ky program ndihmon në punën e audituesit. Prandaj IEKA ka parashikuar vazhdimin e trajnimeve edhe në të ardhmen duke përfshirë edhe më shumë grupe të tjerë të interesit.