Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 9 Tetor 2020

Këshilli Drejtues i IEKA-s, në mbledhjen e tij të datës 09.10.2020, ku të pranishëm ishin 6 anëtarët e Këshillit Drejtues: z. Berti Pashko, z. Bujar Osmani, z.Shkëlzen Margjeka, zj. Rezarta Koçollari, zj. Elton Tirana, z. Arian Çyrbja, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  1. Të miratojë anëtarin e ri të Këshillin Drejtues z. Arian Çyrbja.
  2. Të miratojë z. Bertin Pashko si Kryetar të Këshillit Drejtues.
  3. Të miratojë zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të IEKA-s, në një nga datat 14 – 18 Dhjetor 2020.
  4. Të publikohen të gjitha masat disiplinore që BMP ka marrë dhe ka sjellë me njoftim zyrtar pranë IEKAs.
  5. Të miratojë datat e kualifkimit të vijueshëm profesional për vitin 2020.
    – Sesioni parë në datat 27, 28 dhe 29 Tetor 2020.
    – Sesioni i dytë në datat 17, 18, 19 dhe 20 Nëntor 2020.