- Efektet juridike të Vendimit Nr. 17, datë 16.01.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre” .
Pasi mori dhe opinionin e konsulentit ligjor, Keshilli Drejtues gjykon:
Auditimi i Pasqyrave Financiare të subjekteve përfshirë këtu edhe NJIP, bëhet për PF të vitit ushtrimor paraaradhës në raport me vitin kur kryhet ky auditim. Në këtë kuptim, auditimet e kryera për vitin 2019, përfshirë këtu edhe auditimet e kryera pas datës 16.01.2019, janë auditime të pasqyrave financiare të vitit 2018. Pra NJIP për vitin 2018 konsiderohen ato subjekte, që klasifikohen si të tilla me akte normative që kanë qenë në fuqi në këtë vit, dhe jo me akte normative që kanë hyrë në fuqi pas mbylljes së vitit ushtrimor 2018.
Si konkluzion, nuk mund të konsiderohet NJIP për vitin 2018 një njësi ekonomike e cila sipas akteve normative në fuqi në këtë periudhë nuk konsiderohej e tillë, si rrjedhojë auditimet e kryera gjatë vitit 2019 për pasqyrat financiare të vitit 2018, nuk mund të konsiderohen si auditime të NJIP përvec atyre të përcaktuara nga neni 2 pika 23 germa a), b) dhe c) e Ligjit 10091 datë 05.03.2009.
- Lidhur me kërkesën e BMP për publikimin në regjistrin publik të Audituesve Ligjorë/Shoqërive Audituese, të sanksioneve të marra nga ana e BMP-së në mbledhjen e tij të datës 08.11.2019, pasi mori dhe opinionin e konsulentit ligjor, Këshilli Drejtues mbështetur në Kuadrin ligjor sipas të cilit një akt administrativ individual për dhënien e një dënimi administrativ konsiderohet si i formës së prerë kur ai akt bëhet “titull ekzekutiv gjykon se:
Publikimi në regjistrin publik të Audituesve Ligjorë/Shoqërive Audituese, i sanksioneve të marra nga ana e BMP-së në mbledhjen e tij të datës 08.11.2019 bëhet pas kalimit të afatit 45 ditor nga data e komunikimit të aktit administrativ të dënimit me gjobë tek audituesit ligjorë të cilëve ai ju drejtohet dhe pas marrjes së konfirmimit se për këtë akt nuk ka nisur një cështje gjyqësore.
- Disa ndryshime që duhen bërë për të qenë në përputhje me Ligjin 10091 datë 05.03.2009 “Për Auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”(të ndryshuar) dhe Statutin e IEKAs në Rregulloret:
– Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar;
– Rregulloren e Investigimit dhe të Disiplinës;
– Rregulloren e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional.Këto Rregullore do të rishikohen nga Këshilli Drejtues pas marrjes së konsulencës juridike për për përputhshmërinë me Ligjin 10091 më sipër .
- Mbështetur në nenin 15.2.18 dhe nenin 15.2.19 të Statutit të IEKAs, diskutoi mbi ndryshimin e tarifës orare si dhe të tabelës me treguesit kohorë të auditimit ligjor.
– Në lidhje me tarifën orare Këshilli Drejtues vendosi ti propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve që do të mbahet
brenda 6-mujorit të parë të 2020, që tarifa orare nga 3.000 lekë pa tvsh të bëhet 4.000 lekë pa tvsh.– Në lidhje me Tabelën me treguesit kohorë të auditimit ligjor, anëtarët e IEKAs janë të lutur të dërgojnë mendimet e tyre në
adresën e emailit info@ieka.al deri në fund të muajit prill 2020, lidhur me variantin më poshtë, ose të propozojnë variantin
që mendojnë si më të përshtatshëm:Varianti i propozuar
Totali i Aktivit me të Ardhurat Niveli referues
Deri në 150 milion 40 orë
Për cdo shtesë 100 milion Shtesë 10 orëPër një shumë prej 2 miliardë shifra bëhet 220 orë.
(Më poshtë tabela e plotë)
Pas marrjes së propozimeve dhe mendimeve të anëtarëve, Këshilli Drejtues do ti propozojë për miratim Asamblesë së Përgjithëshme të Anëtarëve 2-3 variante të Tabelës me treguesit kohore të auditimit ligjor.
- Vendimet e Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës lidhur me disa ankesa të ardhura dhe i miratoi ato.
- Cështje të tjera me natyrë administrative.
Deri në 150 milion 40 orë
150 – 250 milionë 40 – 50 orë
250 – 350 milionë 50 – 60 orë
350 – 450 milionë 60 – 70 orë
450 – 550 milionë 70 – 80 orë
550 – 650 milionë 80 – 90 orë
650 – 750 milionë 90 – 100 orë
750 – 850 milionë 100 – 110 orë
850 – 1.000 milionë 110 – 120 orë
1.000 – 1.100 milionë 120 – 130 orë
1.100 – 1.200 milionë 130 – 140 orë
1.200 – 1.300 milionë 140 – 150 orë
1.300 – 1.400 milionë 150 – 160 orë
1.400 – 1.500 milionë 160 – 170 orë
1.500 – 1.600 milionë 170 – 180 orë
1.600 – 1.700 milionë 180 – 190 orë
1.700 – 1.800 milionë 190 – 200 orë
1.800 – 1.900 milionë 200 – 210 orë
1.900 – 2.000 milionë 210 – 220 orë
Për cdo shtesë 100 milion Shtesë 10 orë