- Miratimi i Programit të Punës së KD për vitin 2020, me focus kryesor botimin e Manualit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të përditësuara, Manualit të Kodit të Etikës, hartimin e programeve të detajuara të edukimit të kandidatëve bazuar në kurrikulën e profesionit të AL, publikimi e kalendarit vjetor të zhvillimit të kualfikimit të vijueshëm profesional, etj.
- Pas shqyrtimit të Vendimit nr. 52 datë 18.12.2019 të Komitetit të Edukimit të Kandidatëve mbi plotësimin e dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për të filluar praktikën profesionale në Janar 2020 Këshilli Drejtues, vendosi:
– Të miratojë listën emërore me 37 kandidatë për AL të cilët i plotësojnë kriteret për t’u pranuar në praktikën profesionale në vitin 2020;
– Përpara se të marrin pjesë në testimet e parashikuara në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, kandidatët duhet të provojnë se kanë kaluar me sukses të gjitha provimet e aftësive teorike profesionale, që përfshihen në programin që do të hartohet dhe miratohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, sipas kërkesave të pikave 2 e 3, të nenit 18 të Ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” (i ndryshuar). Për të gjitha ato disiplina, që nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë, do të organizohen provime të veçanta (provime shtesë) nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, me të cilat ajo do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje;
- Pas shqyrtimit të Vendimit nr. 1 datë 13.01.2020 të KEKV, vendosi krijimin e një komiteti ad hoc për të organizuar testimin e njohurive për të gjithë AL që kanë munguar më shumë se 20% të kohës së parashikuar në sesionet e Kualifikimit të Vijueshëm Profesional, si dhe miratimi i vendimit të KEKV lidhur me kryerjen e praktikës profesionale.
- Miratimi i disa vendime sipas propozimit të Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës.
- Me propozim të Kryetarit të Këshillit Drejtues Zj. Eleonora Olli, u miratua drafti i ndryshimeve te VKM Nr.17 datë 16.01.2019, “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre”. Ky draft pasi të dakordësohet edhe nga përfaqesuesit e shoqërive të mëdha audituese, do t’i dërgohet zyrtarisht Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
- Miratimi i tarifës së trajnimit të kandidatëve në praktikën profesionale, e cila duke filluar nga viti 2020 e në vijim do të jetë në shumën 30.000 lekë/vit. Afati i kryerjes së pagesës do të jetë deri në 30 qershor të çdo viti.
- Miratimi i rishikimi të programit dhe tarifave përkatëse për trajnimet në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar (SNK/SNRF) për të gjithë personat e interesuar, si dhe organizimin e trajnimeve 1 ditore për disiplinat:
– Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;
– Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;