Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 7 dhjetor 2018, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
- Shqyrtimi i vendimit të Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës lidhur me konfliktin e interesit gjatë kryerjes së një misioni të auditimit ligjor.
- Miratimi i kërkesës së disa kandidatëve të vitit të fundit, për shtyrjen e afatit të dorëzimit të punimit profesional deri në datë 15 janar 2019.
- Të ngrejë një grup pune për të kontrolluar cilësinë në misionet e dhënies së sigurisë (kryesisht shërbimet në gjykata) të kryera gjatë vitit 2017/2018, nën drejtimin e anëtarit të Këshillit Drejtues, z. Arqile Mishtaku, i cili do të bëjë propozimet përkatëse për realizimin e kësaj detyre.
- Kuota e regjistrimit në praktikën profesionale për vitin 2019 e në vijim do të jetë 75.000 lekë.
Afati i pagesës është deri në 31 mars 2019 (e në vijim). Kandidatët që nuk e kryejnë pagesën brenda afatit të caktuar, u rezervohet e drejta e fillimit të praktikës profesionale në vitin në vijim. - Tarifa e kandidatëve që aplikojnë për përjashtim nga praktika profesionale do të jetë 30.000 lekë.
- Të pranojë kërkesën e IKM për të dhënë mbështjetjen dhe rekomandimet në aplikimin për anëtar me të drejta të plota të IKM në IFAC. Për shqyrtimin e dokumentacionit mbështetës të IKM dhe përgatitjen e nje relacioni për Këshillin Drejtues për plotësimin e kritereve, të ngrejë një grup pune.
- Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.