Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 7 dhe 12 mars 2018, në të cilën u diskutua mbi Rregulloren nr.1 datë 26.07.2017 “Për mbledhjen e të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike” (të konsoliduar) të ndryshuar në datë 22.02.2018, të dërguar nga BMP në datë 3 mars 2018, Këshilli Drejtues vendosi:
- Ti kërkojë BMP-së realizimin e një takimi të përbashkët midis Këshillit Drejtues dhe Bordit të Mbikqyrjes Publike për të shqyrtuar problemet që dalin dhe saktësuar rolin e dy organizmave.
- Të ftojë në një tryezë të rrumbullakët, organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar, për të diskutuar për problemet që lidhen me rregulloret.
- Tju kërkojë audituesve ligjorë të shprehin mendimet dhe të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve në datën 4 maj 2018 në të cilën përvec cështjeve të zakonshme të shqyrtohen dhe problematikat që dalin nga rregulloret më të fundit të BMP-së, me qëllim përcaktimin e një plani veprimi dhe strategjie për Këshillin Drejtues në periudhën në fjalë për të gjetur zgjidhjen e duhur në raportet IEKA, BMP.
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan edhe vendime të natyrës administrative.