Ndryshimet e Rregulloreve janë rrjedhojë e ndryshimeve të Ligjit 10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” të ndryshuar me Ligjin 47/2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar", të ndryshuar.
a) Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Regjistrimit dhe përditësimin e regjistrit publik.
Ndryshimet më të rëndësishme të kësaj rregulloreje kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:
- Komiteti i Regjistrimit krijohet nga Këshilli Drejtues i IEKAs, ndryshon përbërja dhe mandati i anëtarëve të tij;
- Ristrukturim i përmbajtjes së rregullores në tre kapituj kryesorë;
- Plotësohet me procedurat për regjistrimin pas përfundimit të provimeve;
- Saktësimi i dokumentave për regjistrim/riregjistrim në regjistrin publik;
- Plotësohet me procedurat që kryhen nga IEKA për pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin publik dhe krijimin e një aneksi të regjistrit publik për individët sipas parashikimit në nenin 26, pika 1 (e) e Ligjit 10091;
- Ndryshime të shqipërimit më të mirë të fjalive.
b) Rregullorja për procedurat e testimit dhe sistemin e vlerësimit në provimin e aftësisë profesionale të kandidatëve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar.
Ndryshimet më të rëndësishme të kësaj rregulloreje kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:
- Komisioni i Provimeve të Aftësisë Profesionale (KPAP) emërohet nga BMP, ndryshon përbërja e tij;
- Përcaktimi i disiplinave të testimit në përputhje me ligjin 10091;
- Kategoritë e tarifës së provimit;
- Rritja e cilësisë për hartimin e testeve (fond i pyetjeve deri në 5-fishin e strukturës së tezës, rishikimi i testit nga KPAP, etj.);
- Procedurat për organizimin e testit, korrigjimin dhe shpalljen e rezultatit;
- Procedurat e ankimit te rezultatit te testit;
Këshilli Drejtues i IEKAs vendosi që këto Rregullore t’i propozohen për miratim Bordit të
Mbikëqyrjes Publike.
c) Me propozimin e KEK, u miratua lista e 21 kandidatëve që do të fillojnë praktikën profesionale në 1 janar 2018.
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan edhe vendime të natyrës administrative.