Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 22 korrik 2019

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 22 korrik 2019, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:

  • Miratimi i Rregullores së studimeve Post Master për Auditues Ligjorë.

    Kjo rregullore bën të mundur zbatimin e programit të përgatitjes profesionale sipas kurikulës së profesionit të Audituesit Ligjor, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues Nr. 37, datë 20.09.2017 në modulet profesionale:

    1. Moduli Raportimi Financiar i Avancuar
    2. Moduli Taksimi i Avancuar
    3. Moduli Legjislacion i Avancuar
    4. Moduli Drejtimi i Performancës i Avancuar
    5. Moduli Auditim dhe Dhënie Sigurie e Avancuar
    6. Moduli Etika Profesionale

    Në muajin korrik ka filluar trajnimi i vitit të parë në modulin e raportimit financiar të avancuar dhe është hartuar grafiku i zhvillimit të këtij moduli.
     

  • Miratimi i Rregullave Për organizimin e shortit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit
    Drejtues, që do të vazhdojnë mandatin e anëtarit të KD edhe për dy vitet e ardhshme – Tetor 2019 – Tetor 2021.

    Në zbatim të nenit 59 pika 1 të Ligjit 10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar me ligjin 47/2016, dhe të nenit 16.2 te Statutit të IEKAs, tre nga të shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët përzgjidhen me short, përfitojnë zgjatje të mandatit për periudhën dy vjecare 2019 – 2021.
     

  • T’i propozojë Bordit të Mbikqyrjes Publike të miratojë kërkesat e paraqitura për përjashtim nga nga kryerja e praktikës profesionale për tre individë.
     
  • Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.