Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 13 prill 2021, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
- Të miratojë disa ndryshime në Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Strukturës Ekzekutive të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Këto ndryshime janë bërë për të harmonizuar rregulloren me Ligjin e Auditimit më sipër, Statutin e IEKAs si dhe për një funksionim më të mirë të organeve ekzekutive. Ndryshimet përfshijnë kryesisht përshtatjen e terminologjisë me Ligjin 10091 të ndryshuar në 2016 dhe Statutin e IEKAs të ndryshuar në dhjetor 2018, rishikimin e organigramës, rishikimin e procedurave për informacionet hyrëse dhe dalëse, të disa kufijve në rregullat e administrimit financiar për kryerjen e shpenzimeve etj.
2. Të miratojë Pasqyrat Financiare për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2020 si dhe Realizimin e Buxhetit të Institutit. Pasqyrat Financiare për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2020 së bashku me Raportin e Auditimit dhe Realizimin e Buxhetit për vitin 2020, t’i paraqiten për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.
3. Të rishikojë tarifat për vërtetimet që jepen nga IEKA dhe disa tarifa që kanë të bëjnë me edukimin profesional, si më poshtë:
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA për AL/kandidatë, bëhet 500 lekë;
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA për shoqëritë audituese bëhet 1.000 lekë;
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA në gjuhën anglisht, bëhet respektivisht sipas pikave 1 dhe 2 më sipër;
- Tarifa e pagesës për përjashtim nga praktika profesionale, bëhet 150.000 lekë;
4. Tarifa e pagesës për shtetasit shqiptarë që kanë diplomën ACCA/CPA, bëhet 100.000 lekë. Të miratojë kryerjen e praktikës profesionale të vitit 2020 nga ana e kandidatëve për Auditues Ligjorë të cilët përmbushin detyrimet e parashikuara nga Ligji 10091 datë 05.03.2009 (i ndryshuar) dhe Rregullorja e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional.
5. Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.