Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 12 shkurt 2021, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
- Ti dërgojë Bordit të Mbikqyrjes Publike propozimet për ndryshime në draft Rregulloren nr. 7 të Kontrollit të Cilësisë datë 02.10.2018 «Për procedurat dhe metodologjinë e kontrollit të cilësisë së auditimit ligjor», e ndryshuar.
- Të hartojë një format të Modelit të Deklarimit të Misioneve që përmbledh, sipas kategorive, veprimtaritë/ misionet që ka kryer gjatë vitit paraardhës auditues ligjor person fizik apo shoqëria e auditimit, si dhe honoraret e faturuara prej tyre dhe tja dërgojë propozimin Bordit të Mbikqyrjes Publike, me qëllim unifikimin e deklarimit.
- Për të garantuar realizimin me sukses të kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive që nuk janë me interes publik, në rastin e delegimit nga BMP, IEKA të punësojë Inspektorë të Kontrollit të Cilësisë të cilët plotësojnë kriteret e nevojshme për të kryer kontrollin e cilësisë.
Këta inspektorë do të përzgjidhen pas publikimit të njoftimit në faqen e web të IEKAs si dhe përmes një procedure transparente.
- Te miratojë kryerjen e praktikës profesionale të vitit 2020 nga ana e kandidatëve për Auditues Ligjorë të cilët përmbushin detyrimet e parashikuara nga Ligji 10091 datë 05.03.2009 (I ndryshuar) dhe Rregullorja e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional.
- Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.