Mbi masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID -19

Të gjendur para situatës të pazakontë epidemiologjike, në zbatim të Urdhërave të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID -19, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar sugjeron ndjekjen me rigorozitet të këshillave të autoriteteve shëndetësore.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është ruajtja e distancës fizike prej 1.5 metër nga njëri – tjetri, ruajtja e higjienës personale dhe larja e duarve vazhdimisht, dezinfektimi dhe ajrosja e ambjenteve si dhe respektimi i protokolleve të përcaktuara nga bizneset dhe institucionet.      

Mbajtja e maskave është e domosdoshme prandaj mos i harroni ato kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të identifikuara pozitive me COVID – 19 gjatë javës së fundit sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, stafi i IEKAs është duke punuar online duke mos cënuar vijueshmërinë e  veprimtarisë së Institutit.