Mbi Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të IEKAs datë 17.12.2020

Në datë 17 Dhjetor 2020 ora 10:30 nëpërmjet aplikacionit Zoom Webinar do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.

Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm i vitit me të gjithë anëtarët e Institutit, ku do të prezantohet raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit të kaluar, raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm, Projekt buxheti i vitit 2021 dhe do të diskutohet mbi ndryshimin i kuotës fikse të Audituesve Ligjorë.

Votimi do të kryhet në platformën “Simply Voting”, platformë e cila ka referenca pozitive të shumë organizatave dhe institucioneve prestigjioze në mbarë botën, të cilat i ka asistuar të kryejnë me sukses zgjedhje on-line, duke i siguruar eficencën, saktësinë e procesit dhe anonimatin e votës. Përdorimi i kësaj platforme dhe verifikimi i cdo procedure nga Komisioni i Votimit, është një garanci për transparencën e zgjedhjeve.

Anëtarët e Këshillit Drejtues do të jenë të pranishëm në ambientet e IEKAs gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve së bashku me anëtarët e Komiteti të Drejtimit të Asamblesë dhe me anëtarët e Komisionit të Votimit:

Komiteti i Drejtimit të Asamblesë përbëhet nga:

  1. Berti Pashko
  2. Xhevdet Hyseni
  3. Eglina Pjetërnikaj

Komisioni i Votimit i zgjedhur nga shorti në datë 16.12.2020 përbëhet nga:

  1. Paqësor Qato
  2. Erjon Saraci
  3. Arbër Gjata

Votat do të numërohen në kohë reale nga platforma “Simply Voting” dhe rezultati final i certifikuar nga Komisioni i Votimit do të komunikohet në fund të procesit të votimit.