COVID-19 vazhdon të prek shumë njerëz në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës, ku ndër vendet më prekura renditet edhe fqinji ynë Italia. Shumica e njerëzve të infektuar kanë mundur të shërohen, por ky virus mund të jetë më i rëndë për disa persona të tjerë.
Fatkeqësisht, së fundmi COVID-19 ka prekur dhe vendin tonë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të të afërmve duke ndjekur hapat e mëposhtëm të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:
- Lani shpesh duart me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda dhe përdorni dezifektantë me bazë alkooli.
- Kur kolliteni apo tështini, mbuloni gojën dhe hundën me brryl ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
- Mos prekni me duar sytë, gojën dhe hundën.
- Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe D të cilat forcojnë imunitetin.
- Shmagni dhënien e dorës dhe mbani distancë fizike të paktën 1 metër nga njerëzit e tjerë.
- Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.
- Evitoni qëndrimet në ambjente të mbyllura dhe me shumë persona.
- Kontaktoni numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast se keni kollë, ethe apo vështirësi në frymëmarrje.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar sugjeron ndjekjen me rigorozitet të këshillave të autoriteteve shëndetësore dhe referimit vetëm të informacioneve zyrtare.