Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale 2023,
Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2022 dokumentat më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional (KEKV);
- CV e aktualizuar;
- Kartë Identiteti (kopje);
- Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to.
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
- Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
6. Dëshmi penaliteti;
7. Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
- Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar që nga 01 Janar 2023;
- Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
- Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4,000 lek;
Numri i llogarisë bankare të dedikuar:
Emertimi i llogarisë: Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi: Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2023
Raiffeisen Bank:
0100003298-ALL AL89 2021 1013 0000 0001 0000 3298
1 Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.