Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2018 dokumentat më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional;
- CV e aktualizuar;
- Kartë Identiteti (kopje);
- Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to,
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to. - Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
- Dëshmi penaliteti;
- Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
- Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me punëdhënës të tjere, duke filluar nga që nga 01 Janar 2019
- Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
- Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :
Emertimi i llogarisë: Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi: Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2019
Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
1 Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.