Ju Njoftojmë se mbështetur në nenin 15.2.1 dhe 15.2.3 të Statutit të IEKA-s në të cilën përcaktohet se Këshilli Drejtues miraton: Programet e Kualifikimit të Vijueshëm të anëtarëve
të tij, të organizojë kualifikimin në rastet kur e bën vetë atë, si dhe të udhëheqë monitorimin e tyre në rastet kur organizohet nga palë të treta.
Këshilli Drejtues i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), i mbledhur më datë 12.10.2016 me Vendim Nr 45 dt 12.10.2016 vendosi:
Zhvillimin e Kualifikimit të Vijueshëm të Anëtarëve për sesionin e dytë 2016 në datat 23,24 dhe 25 Nëntor 2016 në ambientet e Tirana International Hotel.
Temat që do të trajtohen jane si me poshtë…
- Temë e zgjeruar mbi vlerësimin e një biznesi;
- SNRF 15 “Të ardhurat nga kontratat me klientët”;
- Ndryshimet më të fundit në raportimin financiar të mikronjësive;
- Tatueshmëria e transaksioneve ndërkombëtare dhe eleminimi i tatimit të dyfishtë;
- Reforma në auditim në vendet e BE dhe kërkesa të rritura për raportim nga audituesit;
- Ndryshimet në raportin e audituesit SNA 705-706- 720;
- Aktivitetet paraprake në një angazhim auditimi – rast studimor;
Per me teper shfletoni materialin