Faktor i rëndësishëm në rritjen e besueshmërisë së këtij profesioni, përvec edukimit në vazhdimësi, është edhe fakti që prej dy dekadash, nga Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është ndërtuar dhe funksionon një sistem i kontrollit të cilësisë së punës së audituesve ligjorë. Instituti ka krijuar strukturat e veta të kontrollit të cilësisë, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka bërë rishikime të metodologjisë dhe rregullave të kontrollit të cilësisë.
Prof. Cela sqaroi se me rregullimet më të fundit ligjore është rritur roli i Bordit të Mbikqyrjes Publike duke marrë më shumë atribute rregullatore dhe mbikqyrëse.
Gjatë intervistës, z. Cela sqaroi kriteret e hyrjes në profesion të audituesve ligjorë dhe se si ky profesion nga pikëpamja e përgatitjes profesionale, certifikimit dhe monitorimit është nga më të rregulluarit në treg.
Për më shumë, në këtë link, mund të ndiqni të plotë intervistën e z. Hysen Cela.