1. Shfuqizimi i pjesshëm i nenit 3, paragrafi 5; nenit 12, paragrafi 1, germa “ç”; dhe nenit 69, paragrafi 1, gërma “dh”, të Ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për Tatimin Mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, në pjesën ku parashikohet se “Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për sa i përket profesionit të kontabilistit të miratuar;
2. Shfuqizimi i nenit 4, paragrafi 1 “Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024”, i cili përcakton se: “Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri në 14 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024”, dhe i Tabelës Analitike nr. 2, nënndarja 69, i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 753, datë 20.12.2023, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që i referohet profesionit kontabilistit të miratuar;
3. Pezullimi i zbatimit të nenit 3, paragrafi 5; nenit 12, paragrafi 1, germa “ç”; dhe nenit 69, paragrafi 1, gërma “dh”, të Ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për Tatimin Mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, në ku parashikohet se “Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale”, dhe i nenit 4, paragrafi 1 “Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024”, dhe i Tabelës Analitike nr. 2, nënndarja 69, i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 753, datë 20.12.2023, për pjesën që i referohet profesionit të kontabilistit të miratuar, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese;