Njoftim për Audituesit Ligjorë,
Ju informojmë se Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka filluar publikimin e një reviste peridike.
Kjo revistë synon të informojë profesionistët e fushës, palët e interesuara dhe publikun e gjerë, mbi zhvillimet dhe risitë më të fundit në fushën e auditimit dhe kontabilitetit në vend dhe në botë, dhe do të pasqyrojë jo vetëm opinionet e profesionistëve të fushës, ndryshimet më të fundit legjislative dhe debate të një niveli profesional, por edhe rezultatet e proceseve të hetimeve administrative mbi audituesit dhe ecurinë e kontrollit të dokumentacionit të kontabilistëve të miratuar.
Revista e BMP ka një kosto totale të abonimit vjetor në vlerën 4,000 lekë (në total 4 botime në vit).
Anëtarët që dëshërojnë të abonohen në këtë revistë janë të lutur të dërgojnë një email me kërkesën për abonim në adresën info@ieka.al.