Nisur nga disa problematika të prezantuara nga Audituesit Ligjor pranë IEKA-s, Kryetari i Këshillit Drejtues, znj.Eleonora Olli dhe Anëtari i Këshillit Drejtues z.Berti Pashko në datë 27 Janar 2020 zhvilluan një takim me drejtues të Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Në këtë takim drejtuesit e IEKA-s prezantuan problematikat e hasura në praktikë nga Audituesit Ligjor në momentet e regjistrimit në QKB të detyrimeve të përcaktuara në kuadrin ligjor – rregullator të ligjit të QKB, ligjit të auditimit, etj, në lidhje me:
- Zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të shoqërisë i cili është një shërbim i dhënies së sigurisë që duhet të kryhet nga audituesit ligjor bazuar në nenin 33, pika 4.1 e ligjit të auditimit 10091.
- Dorëzimin e pasqyrave financiare të subjekteve në QKB.
- Dorëzimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të shoqërive të audituara.
- Objektin e veprimtarisë së audituesve ligjor që regjistrohen në QKB.
- Pajtueshmërinë e ushtrimit të profesionit të audituesit ligjor i regjistruar si Person Fizik ose në Shoqëri Auditimi.
- Njohjen e audituesve ligjor me ndryshimet e shërbimeve online të QKB nga Janar 2020 dhe projektet në vijimësi të QKB.
Në përfundim të takimit u ra dakord që IEKA të prezantojë zyrtarisht problematikat dhe mundësinë e zgjidhjes.