IFAC dhe ICAEW Publikojnë Seritë Edukative mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave

Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) në bashkëpunim me ICAEW ka publikuar gjashtë seritë edukative mbi Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Seritë edukative i mundësojnë profesionistëve kontabël një kuptim më të mirë se si funksionon pastrimi i parave, rreziqet me të cilat përballen dhe çfarë mund të bëjnë për të zbutur këto rreziqe dhe për të dhënë një kontribut pozitiv në interesin publik. Për të qenë të rëndësishëm globalisht, seria përdor si një pikënisje qasjen e bazuar në rrezik të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) – mbikëqyrësi global i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Pjesa e Parë- Hyrje në Luftën Kundër Pastrimit të Parave për Profesionistët Kontabël: trajton konceptet kryesore në lidhje me mënyrën e funksionimit të pastrimit të parave dhe sesi  lidhet me profesionistët kontabël dhe shërbimet që ata ofrojnë.

Pjesa e Dytë – Një Qasje e Bazuar Në Risk: trajton bazat kryesore të një qasje të bazuar në risk kundër  pastrimit të parave për profesionistët kontabël. Këtë seri mund ta gjeni në shqip në faqen web të IEKA-s.

Pjesa e Tretë – Krijimi i Shoqërisë: trajton krijimin e shoqërisë, një nga mënyrat kryesore që përdorin kriminelët për të ruajtur anonimitetin dhe që përkohësisht të përdorin mjetet e korporatave për të lëvizur dhe tërhequr fonde të paligjshme. Formimi i kompanisë (dhe Trusteve) është një nga shërbimet e kryera nga profesionistët kontabël që është më i ndjeshëm ndaj rrezikut të pastrimit të parave. Kjo pjesë trajton se si profesionistët kontabël mund të aplikojnë një qasje të bazuar në rrezik në procesin e formimit të kompanisë, të identifikojnë flamujt kryesorë të kuq dhe të dinë kur të largohen dhe/ose të paraqesin një raport të aktivitetit të dyshimtë.

Pjesa e Katërt – Transferimi i Aseteve:  trajton transferimin e aseteve, një nga mënyrat kryesore në të cilën kriminelët shtresojnë ose integrojnë të ardhurat e krimit në ekonominë legjitime, veçanërisht nëpërmjet pasurive të paluajtshme dhe aseteve të tjera me vlerë të lartë. Marrëdhënia e profesionistit kontabël me klientin mund të kufizohet vetëm në atë transferim të pasurisë dhe të jetë jetëshkurtër, prandaj është e rëndësishme që të zbatojnë në mënyrë efektive një qasje të bazuar në rrezik për të mos u përfshirë pa dashje në aktivitete të jashtëligjshme.

Pjesa e Pestë – Këshilla Tatimore: trajton këshillimin tatimor dhe mënyrat e shumta në të cilat shërbimet tatimore mund të jenë të prekshme nga pastrimi i parave dhe sesi mund të përdoren për të fshehur të ardhurat kriminale, ose për të shmangur taksat mbi të ardhurat e ligjshme.

Pjesa e gjashtë – Bizneset në Vështirësi: trajton vështirësitë financiare të bizneseve dhe rritjen e rrezikut që një kontabilist apo auditues profesionist mund të hasë për të lehtësuar pa dashje procesin e pastrimit të parave. Bizneset që janë në vëshirësi financiare mund të kenë qënë ose mund të bëhen viktima të krimit financiar. Kompleksiteti i situatave rrit rrezikun që një kontabilist të lehtësojë pa dashje pastrimin e parave, ndaj është e rëndësishme që kontabilistët që ofrojnë shërbime për bizneset në vështirësi të jenë të vetëdijshëm – dhe të zbusin në mënyrë efektive përmes një metode të bazuar në risk –  dobësitë përkatëse.

Seria e përbërë nga gjashtë-pjesë me fokusin e saj në mundësinë dhe lehtësinë e përdorimit, do të jetë një burim për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), dhe kontabilistët e audituesit të cilët janë më pak të njohur me AML, ndërsa ofron gjithashtu udhëzime për ata që kërkojnë një rifreskim të shpejtë ose referencë.

Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave është e publikuar në të dy faqet e web-it të IFAC dhe ICAEW dhe janë në dispozicion për tu shkarkuar falas.

Për më shumë informacion në lidhje me IFAC, vizitoni  www.ifac.org.

Për më shumë informacion në lidhje me ICAEW, vizitoni  https://www.icaew.com/.