(New York, 17 dhjetor 2019) – Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB) publikoi sot deklaratën mbi feedback-un që Bordi ka marrë në lidhje me auditimin e entiteteve më pak komplekse (të vogla dhe të mesme), si përgjigje ndaj punimit më të fundit të IAASB: Auditimet e entiteteve më pak komplekse (LCE): Eksplorimi I Opsioneve Të Mundshme Për Të Adresuar Sfidat Në Aplikimin E SNA-ve.
Tom Seidenstein, Kryetar i IAASB shprehet: "Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në takimin tonë dhe komentet domethënëse që morëm demonstrojnë rëndësinë dhe interesin për këtë iniciativë. Ne jemi të kënaqur me nivelin e lartë të angazhimit global që morëm mbi këtë temë dhe presim angazhime të mëtejshme ndërkohë që IAASB vijon me punën e saj në këtë fushë."
Komentari i IAASB-së dhe aktivitetet e ndërlidhura në terren kërkojnë këndvështrime nga grupe të ndryshme interesi për çështjet dhe sfidat që lidhen me auditimet e entiteteve më pak komplekse. Aktivitetet e mëtejshme të mbledhjes së informacionit do të vazhdojnë deri në qershor të vitit 2020, kur Bordi do të vendosë hapat që do të ndërmarren në të ardhmen.
"Ne kemi hartuar këtë Deklaratë mbi feedback-un për kontributin e rëndësishëm dhe konstruktiv të marrë deri më tani, për t'i mbajtur palët e interesuara të informuara se ku jemi ne në këtë iniciativë të rëndësishme,” u shpreh Roger Simnett, Kryetari i Grupit të Punës së entiteteve më pak komplekse. "IAASB beson se shpërndarja e asaj që ne kemi dëgjuar do të jetë e dobishme në nxitjen e mendimit kritik dhe gjenerimin e rekomandimeve”
Klikoni këtu për të parë dokumentin.

Rreth IAASB
IAASB harton standardet e auditimit dhe sigurisë dhe udhëzimet e përdorimit për të gjithë profesionistët kontabël nën një proces të përbashkët të hartimit të standardeve që përfshin Bordin e Mbikëqyrjes së Interesit Publik, i cili mbikëqyr veprimtaritë e IAASB dhe Grupi Këshillimor Konsultativ i IAASB, i cili siguron kontributin e interesit publik në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve. Strukturat dhe proceset që mbështesin operacionet e IAASB asistohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Për informacione mbi të drejtën e autorit, markën tregtare dhe autorizimet, kontaktoni permissions@ifac.org.