Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: [email protected]
Njoftime

Webinar i IFAC dhe CFRR për Standardet e reja te Menaxhimit të Cilësisë

FAC dhe IAASB në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar pranë Bankës Botërore (CFRR) organizojnë webinarin me temë “Rritja e Nivelit të Menaxhimit të Cilësisë: Standardet e reja për Menaxhimin e Cilësisë të IAASB”

IAASB ka miratuar Standardet e reja dhe të rishikuara të menaxhimit të cilësisë (SNMC 1, SNMC 2 dhe SNA 220 (i rishikuar)), të cilat hynë në fuqi për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që fillojnë  nga data 15 Dhjetor 2022 dhe pas kësaj date.

Standardet Ndërkombëtare të Menaxhimit të Cilësisë (SNMC), adresojnë nevojat për një mjedis auditimi në zhvillim dhe gjithnjë e më shumë kompleks, duke përfshirë pritshmëritë në rritje të palëve të interesit dhe nevojën për sisteme të menaxhimit të cilësisë që janë më proaktive dhe lehtësisht të përshtatshme.

Webinari do të organizohet ditën mërkurë datë 2 Qershor 2021, ora 15:00 – 16:30, në kanalin  e YouTube të IFAC. Për të ndjekur këtë webinarin lutemi të regjistroheni në linkun si më poshtë:

https://ifac-org.zoom.us/webinar/register/WN_RDxca5WTSQigeopgHPk5Rw