Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: info@ieka.al
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: info@ieka.al
Njoftime
Mbi Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të IEKAs datë 17.12.2020
Në datë 17 Dhjetor 2020 ora 10:30 nëpërmjet aplikacionit Zoom Webinar do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm i vitit me të gjithë anëtarët e Institutit, ku do të prezantohet raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit të kaluar, raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm, Projekt buxheti i vitit 2021 dhe do të diskutohet mbi ndryshimin i kuotës fikse të Audituesve Ligjorë.
Votimi do të kryhet në platformën “Simply Voting”, platformë e cila ka referenca pozitive të shumë organizatave dhe institucioneve prestigjioze në mbarë botën, të cilat i ka asistuar të kryejnë me sukses zgjedhje on-line, duke i siguruar eficencën, saktësinë e procesit dhe anonimatin e votës. Përdorimi i kësaj platforme dhe verifikimi i cdo procedure nga Komisioni i Votimit, është një garanci për transparencën e zgjedhjeve.
Anëtarët e Këshillit Drejtues do të jenë të pranishëm në ambientet e IEKAs gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve së bashku me anëtarët e Komiteti të Drejtimit të Asamblesë dhe me anëtarët e Komisionit të Votimit:
Komiteti i Drejtimit të Asamblesë përbëhet nga:
- Berti Pashko
- Xhevdet Hyseni
- Eglina Pjetërnikaj
Komisioni i Votimit i zgjedhur nga shorti në datë 16.12.2020 përbëhet nga:
- Paqësor Qato
- Erjon Saraci
- Arbër Gjata