BASHKËPUNIMI I SHKÇAK ME IEKA LIDHUR ME PROGRAMET E AUDITIMIT

 

Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKAs z.Hysen Çela dhe Drejtoresha Ekzekutive e IEKAs znj.Elvira Hoxha, në datën 21 Janar 2015, zhvilluan një takim me  Kryetarin e Këshillit të ShKÇAK z.Shaban Muharremi, Drejtoreshën Ekzekutive të ShKÇAK znj.Ardiana Bunjaku dhe Kordinatorin e Grupit të Punës të ShKÇAK për programet e auditimit z.Skender Jahiu, për të diskutuar rreth alternativave të ndryshme të bashkëpunimit lidhur me mundësinë për të patur një program auditimi të përbashkët për audituesit e të dy shteteve.