Asamblese se Pergjithshme te Anetareve date 28 Qershor 2014

Në datën 28 Qershor 2014, Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKAs e cila u zhvillua në ambjentet e Hotel Vlora International ne qytetin e Vlores, shqyrtoi Raportet dhe Propozimet e Këshillit Drejtues të IEKAs. Në përfundim të Mbledhjes, u procedua me votimin ku u miratuan vendimet si më poshtë:

  1. Raporti për Veprimtarinë e Këshillit të Drejtimit gjatë vitit 2013 dhe llogaritë vjetore 2013.
    (vendimi nr. 103 date 28.06.2014 i Asamblesë së Përgjithshme)
     
  2. Raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm për ushtrimin financiar 2013.
    (vendimi nr. 104 date 28.06.2014 i Asamblesë së Përgjithshme)
     
  3. Buxheti i vitit 2015.
    (vendimi nr. 105 date 28.06.2014 i Asamblesë së Përgjithshme)
     
  4. U ratifikuan ndryshimet e bëra nga Këshilli Drejtues në Regulloren e Edukimit dhe Kualifikimit Profesional sipas vendimit nr. 8 datë 03.03.2014 të KD të IEKAs.
    (Në faqen e web të IEKAs www.ieka.org.al ndodhet Rregullorja me ndryshimet e përfshira)
    (vendimi nr. 106 date 28.06.2014 i Asamblesë së Përgjithshme)
     
  5. Kuota fikse per EKR që nuk e ushtrojnë profesionin nga 15.000 leke/vit behet  8.000 leke/vit sipas vendimit nr.20 date 27.05.2014 te Keshillit Drejtues dhe vendimit nr. 19 date 24.10.2013 te Bordit te Mbikqyrjes Publike.
    (vendimi nr. 107 date 28.06.2014 i Asamblesë së Përgjithshme)