AKT NORMATIV
Nr. 27, datë 1.7.2021
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920,
DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT
TATIMORE NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI
Neni 1
Në kreun XV, pas pikës 6, të nenit “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore”, të ndryshuar, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundërvajtjet administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1 janar 2022.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama