Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Info

Këshilli Drejtues i IEKAs

Kryetar

Prof. Dr. Hysen ÇELA

Titujt Akademike: Doktor në fushen e Ekonomisë (2002); Profesor i asociuar (2011); Profesor (2015).
Titujt Profesionale: Kontabilist i Miratuar (KM); Auditues Ligjor (AL) dhe Auditues i Brendeshem (AB).

Pas përfundimit me sukses të studimeve universitare në ekonomi në vitin 1983, z. Cela ka punuar ne një numër entitetesh të ndryshme biznesi, shtetërore dhe private, të cilat përfshijnë entitetet që operojnë në fushën e prodhimit të shpërndarjes dhe atë të shërbimeve.

Përfundimi i kursit të plote të kualifikimit profesional në kontabilitet dhe auditim, i dha atij mundësine të arrijë titullin më të lartë profesional në këtë fushë “Auditues ligjor” (njohur më parë nën emërtimin Ekspert Kontabel i Regjistruar). Puna e pavarur në entitete të ndryshme biznesi, duke nisur nga shoqërite tregtare, institucionet financiare, entitetet jo fitim prurëse dhe ato qeveritare, ka bërë të mundur që z. Cela të akumulojë një eksperience të madhe në fushën e raportimit financiar, auditimit, tatim taksave dhe shërbimeve këshilluese për bizneset. Aktualisht ai e ushtron profesionin e audituesit ligjor në praktikën publike, në pozicionin e partnerit të angazhimit pranë firmës së auditimit Crowe Horwath AL (më parë nH EuroConsult), e cila është anëtar i Crowe Horwath International, një rrjet ndërkombetar, i cili në vitin 2016, u rendit në vendin e tetë në botë midis rrjeteve ndërkombëtare të firmave në fushën profesionale të kontabilitetit dhe auditimit.

Përvec kësaj ai është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv (ExCom) në Fédération des Experts-Comptables Mediterranéens (FCM), Rome, Itali; Kryetar i Komitetit te Kontrollit të Bankës Kombetare Tregtare (BKT); Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Auditimit të Projekteve të BE (IPA, IPARD, etj).
Pasi shërbeu për një kohë të gjatë në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA), Z. Cela është zgjedhur edhe për një mandat të dytë (2015-2019) President i IEKA (Kryetar i Këshillit Drejtues). Gjithashtu, për shumë vite ai ka shërbyer si zv/kryetar i Komitetit Kombëtar të Reformës për raportimin financiar (RIG – Albania), aktualisht është anëtar i këtij komiteti. Prof. Dr. Hysen Cela ka një përfshirje aktive në fushën akademike, duke shërbyer për më shumë se 20 vjet, si lektor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në Universitete të tjera private e publike në vend dhe jashtë, etj. Ai është lektor edhe në trajnimet në organizmat profesionale të kontabilitetit në Shqipëri e Kosovë. Disa nga fushat e mbuluara prej tij janë: auditimi e dhënia e sigurisë, përfshirë SNA-të, raportimi financiar, etika profesionale dhe e biznesit, SNRF-të, etj.