BMP
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Ftesa e BMP per Inspektor i kontrollit të cilësisë - 2014

                                                                           F T E S E


Mbështetur në Ligjin nr. 10091 datë 05.03.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar" për të siguruar një mbikqyrje publike ndaj profesioneve kontabël, audituesve dhe kompanive të auditimit, direkte apo indirekte, Bordi i Mbikqyrjes Publike ka hartuar dhe miratuar Rregulloren Për Organizimin e Kontrollit të Cilësisë të Shoqërive me interes publik.

Ju njoftojmë se në zbatim të kësaj Rregulloreje, Bordi i Mbikqyrjes Publike, fton për të kandiduar si Inspektor i kontrollit të cilësisë së auditimit të shoqërive me interes publik, të gjithë personat e interesuar.

Personat që dëshërojnë të kandidojnë për t'u përzgjedhur Inspektor të Kontrollit të Cilësisë së auditimit të shoqërive me interes publik, brenda datës 5 Shtator 2014, të paraqesin në Sekretarinë e BMP pranë IEKA-s ose në mënyrë elektronike në adresën BMP.Sekretaria@ieka.al, kërkesën për kandidim të  shoqëruar me një CV.

Inspektorët dhe rishikuesit e kontrollit të cilësisë së shoqërive me interes publik, do të përzgjidhen sipas kritereve më poshtë:

1-      Të jenë të kualifikuar si EKR,  ACCA apo CPA;

2-      Të kenë eksperiencë pune në një kabinet auditimi për të paktën 3 vjet;

3-      Të mos kenë marrë asnjë masë administrative gjatë punës së tyre;

4-      Të kenë njohuri të mira të SNRF-ve;

5-      Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze;