Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kriteret që duhet të plotësohen për kandidatët të cilët do të regjistrohen për provimet për AL dhe KM

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar  se procesi i regjistrimeve në provimet e aftësive profesionale të sezonit të ri do të zhvillohet në datat 12 – 27 Nëntor 2020.

Procesi i aplikimit dhe regjistrimit do të kryhet pranë Sekretarisë Teknike të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjor IEKA (përgjatë orarit 13:00 -19:00). Një kopje e kërkesës së bashku me mandatin e pagesës dorëzohet pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Datat e provimeve do të komunikohen në ditët në vijim.

Kandidatët për KM duhet të kenë kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar dhe të njohura nga BMP, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet. Programi provimeve nuk ka ndryshime nga sezoni vitit 2019.

Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: info@ieka.al dhe në nr. e tel: +355 4 23 46 077, si dhe pranë BMP-së në adresën: info@bmp.al dhe në nr. e tel: +355 4 562 8441

Për listën e dokumentacionit të kërkuar, klikoni këtu.

Për programin e provimeve, klikoni  këtu.