Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Samiti Global: Kontabilistët e së Ardhmes

Këtë Nëntor, IFAC do të organizojë një samit virtual me temë “Kontabilistët e së Ardhmes: Trendet Globale, Transformimi i të Mësuarit dhe Zhvillimit”. Samiti do të zhvillohet online nëpërmjet platformës Zoom në datat 16 deri 19 Nëntor 2020, ora 13:00-15:00.

Teknologjia, mjedisi dhe shoqëria do të jenë në fokus të këtij samiti, si tre iniciuesit kryesore të transformimit të profesionit. Këto tema do të trajtojnë nevojat e profesionistëve kontabël lidhur me të mësuarin dhe zhvillimin profesional.

Gjithashtu, do të vijohen diskutimet mbi ndryshimet e nevojshme në mbështetje të profesionit gjatë dhe pas pandemisë. Roli i kontabilistit dhe kompetancat e duhura në një mjedis në ndryshim do të jenë po ashtu në qendër të diskutimeve.

IFAC fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë samit katër ditor. Për të ndjekur Samitin Global të IFAC lutemi të regjistroheni në linkun më poshtë:

https://zoom.us/webinar/register/WN_9HgELYj8SQSEWGuqq1SGbg