Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

IAASB: Volumi III, Manuali i Deklaratave Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë, Auditimit, Rishikimit, Sigurive të Tjera dhe Shërbimeve të Lidhura

Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka vijuar punën duke përkthyer dhe rishikuar në gjuhën Shqipe, Volumin e tretë të IAASB-së, Manuali i Deklaratave Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë, Auditimit, Rishikimit, Sigurive të Tjera dhe Shërbimeve të Lidhura.

Volumi III i këtij Manuali përfshin:

1. Kuadrin e IAASB për Cilësinë e Auditimit: Elementët kryesore që krijojnë një mjedis për cilësinë e auditimit; dhe

2. Kuadrin Ndërkombëtar për Angazhimet e Sigurisë.


Kuadri i IAASB për Cilësinë e Auditimit: Elementët kryesore që krijojnë një mjedis për cilësinë e auditimit, është një nga temat e rëndësishme, me fokus kyç për IAASB.




Objektivat e Kuadrit për Cilësinë e Auditimit janë:

  • Rritja e ndërgjegjësimit për elementët kryesore të cilësisë së auditimit.
  • Inkurajimi i palëve të interesuara për të eksploruar rrugët për përmirësimin e cilësisë së auditimit.
  • Lehtësimi i dialogut midis palëve të interesuara mbi këtë çështje.
IAASB parashikon që ky Kuadër të gjenerojë disktutime dhe veprime pozitive për të arritur një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së auditimit.

Audituesit i kërkohet të jetë në pajtim me Standardet përkatëse të auditimit dhe të kontrollit të cilësisë të firmave të audititmit, si dhe në pajtim me kërkesat e etikës dhe kërkesave të tjera rregullatore. Kuadri nuk zëvendëson këto standarde dhe as nuk vendos standard shtesë apo përfshin kërkesa për kryerjen e angazhimeve të auditimit.


Kuadri Ndërkombëtar për Angazhimet e Sigurisë, i cili përcakton parimet të një niveli të lartë të zbatueshme për të gjitha angazhimet e sigurisë si më poshtë, përfshirë:
  • Auditime të Pasqyrave Financiare
  • Rishikime të Pasqyrave Financiare
  • Angazhimet e Sigurisë që ndryshojnë nga Auditimet ose Rishikimet e Informacioneve Financiare Historike.
Ky Kuadër Ndërkombëtar për Angazhimet e Sigurisë, i amenduar, do të zëvendësojë Kuadrin Ndërkombëtar të Angazhimeve të Sigurisë, që ekzistonte në kohën kur hyri në fuqi SNAS 3000 (i rishikuar), Angazhimet e Sigurisë që ndryshojnë nga Auditimet ose Rishikimet e Informacioneve Financiare Historike.

Për tu njohur më tepër, lutemi të klikoni në rubrikën Standardet Profesionale.

Instituti do të vijojë sërisht punën duke përkthyer, rishikuar dhe përgatitur materialet dhe publikimet më të fundit të Bordeve të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe të atij të Etikës, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë anëtarëve me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve në interes të publikut.