Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Manuali i Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël - Botimi 2018, i përkthyer nga IEKA në gjuhën shqipe

Pas një pune të kujdesshme dhe me përkushtim, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Shqipërisë (IEKA), në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Audituesve të Kosovës (SCAAK) bëri të mundur përkthimin në shqip, në pajtueshmëri të plotë me Politikën e përkthimit të IFAC-ut, Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël, i cili ka përfshirë edhe Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë.

Ky Kod i cili ka hyrë në fuqi që që nga data 15 Qershor 2019, përmban një numër rishikimesh thelbësore, përfshirë rishikimet e kuadrit konceptual,  dhe është rishkruar plotësisht duke u paraqitur me një strukturë të re.

Përmes këtij publikimi, në faqen e internetit të IEKAs, do të gjeni të përkthyer në gjuhën shqipe Kodin Ndërkombëtar të Etikës për profesionistët  kontabël të publikuar nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistet Kontabël (BSNEK), ose sic njihet gjerësisht, Kodi IESBA.

Kodi është rishkruajtur tërësisht në një format të ri dhe përmbajtje të përmirësuar, e cila bën më të lehtë referencimin në shumë cështje relevante dhe në përdorimin dhe zbatimin e tij të përshtatshëm nga profesionistët e auditimit dhe të tjerë të interesuar.

I paraqitur me një strukturë të re, Kodi bën një përmbledhje më të strukturuar e të referencuar, të të gjitha ndryshimeve e përmirësimeve  kryesore të etikës të bëra gjatë katër viteve të fundit. Kodi i ri IESBA, ka qartësuar më mirë rrugën e zbatimit për profesionistët kontabël (përshirë audituesit por edhe të tjerë të interesuar, sic janë kontabilistët e punësuar apo ata që e ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur), duke theksuar vecanërisht rëndësinë që kanë standardet e pavarësisë. Ndryshimet që janë bërë në pjesën e Kuadrit konceptual, shërbejnë si një udhërrëfues për profesionistët kontabël për zbatimin në praktikë të kërkesave të Kodit, me qëllim që profesionistët  të respektojnë parimet themelore të etikës, dhe të përmbushin kushtet e kërkuara të pavarësisë, kur ata kryejnë auditimin, shërbimet e sigurisë apo shërbime të tjera profesionale.

Disa nga Çështjet e reja të Kodit që mund të përmenden në këtë njoftim të shkurtër përfshijnë:
  • Dispozita të rishikuara të "mbrojtjes" më të përshtatshme për kërcënimet ndaj pajtueshmërisë me parimet themelore;
  • Dispozita më të fuqishme të pavarësisë lidhur me lidhjen për një kohë të gjatë të personelit me klientët e auditimit;
  • Seksione të reja dhe të rishikuara, të dedikuara për kategoritë e ndryshme të profesionit kontabël në lidhje me përgatitjen dhe prezantimin e informacionit; dhe trajtimin e presioneve për të shkelur parimet themelore.
  • Udhëzime të qarta për Profesionistët kontabël dhe audituesit në praktikën publike, për të cilët janë të zbatueshme dispozitat që kodi i ka parashikuar profesionistët kontabël të punësuar në biznes;
  • Udhëzime të reja për ta theksuar rëndësinë e të kuptuarit të fakteve dhe rrethanave gjatë ushtrimit të gjykimit profesional; dhe
  • Udhëzime të reja për të shpjeguar se si pajtueshmëria me parimet themelore e mbështet ushtrimin e mentalitetit profesional skeptik në një auditim apo angazhime tjera të sigurisë.



Kryetari i BSNEK-së, Dr. Stavros Thomadakis ka theksuar se “Ky është një moment revolucionar në shërbim të interesit publik. Kodi tani është një platformë e forcuar ndjeshëm, ai është ri- dizajnuar për përdorim më të gjerë, duke ruajtur zbatueshmërinë globale. Kodi thekson rëndësinë e parimeve themelore për të gjithë profesionistët kontabël. Tashmë fillon puna kritike brenda firmave, organeve të hartimit të standardeve, rregullatorëve dhe organeve të mbikëqyrjes së auditimit, organizatave të edukimit, organizatave anëtare të FNK-së dhe të tjerëve, në vetëdijësimin mbi Kodin dhe në mbështetje të adoptimit dhe zbatimit të tij".


IESBA ka lancuar gjithashtu edhe eCode - një tool të bazuar në web që sjell në një platformë dixhitale Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë). ECode vjen si rezultat i një iniciative strategjike për të shfrytëzuar teknologjitë moderne. Nëpërmjet aksesit në smartphonet dhe paisje të tjera të ngjashme, ai synon të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe shumë më miqësor me përdoruesin.

ECode është i aksesueshem pa pagesë në www.IESBAeCode.org.