Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

IAASB përmirëson dhe modernizon SNA 315 për një vlerësim më të saktë të rrezikut

Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB) publikoi Standardin Ndërkombëtar të Auditimit (SNA) 315 (i rishikuar, 2019), standardin e tij të rishikuar për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të anomalisë materiale.
ISA 315 (i rishikuar, 2019) është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të IAASB për të përmirësuar cilësinë e auditimit në rang global. Në përfundim të ndryshimeve, IAASB u përqëndrua në kuptueshmërinë, kompleksitetin dhe volumin e standardit dhe bëri përmirësime dhe sqarime për të inkurajuar një vlerësim sa më të saktë dhe të qëndrueshëm të rrezikut, i cili krijon themelet e përpjekjeve të audituesve për të mbledhur evidencën e përshtatshme dhe të mjaftueshme të auditimit. Rishikimet gjithashtu modernizojnë standardin për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e mjedisit në të cilin veprojnë bizneset, veçanërisht në lidhje me teknologjinë, si edhe fokusimi në arsyet përse kërkohen proçedurat.
Sipas Tom Seidenstein, Kryetarit të IAASB: "Ky standard i rishikuar është standardi i dytë më i rëndësishëm që duhet të plotësohet në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e auditimit. SNA 315 (i rishikuar, 2019) është thelbësor për auditimin - thelbi i auditimit është mbledhja e evidencës së përshtatshme dhe të mjaftueshme të auditimit për të adresuar rreziqet e anomalisë materiale. Ndryshimet e bëra në SNA 315 (i rishikuar, 2019) njohin rëndësinë e një vlerësimi të saktë dhe të vazhdueshëm të rrezikut në adresimin e një reagimi të duhur dhe efektiv ndaj këtyre rreziqeve.’’
SNA 315 (i rishikuar, 2019) hyn në fuqi për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që fillojnë në datën 15 dhjetor 2021 dhe pas kësaj date.
Për shkak të rëndësisë themelore të këtij standardi të rishikuar, IAASB do të ndërmarrë aktivitete për të mbështetur zbatimin efektiv dhe të qëndrueshëm të ndryshimeve. Gjithashtu është zhvilluar një plan implementimi, i cili përcakton aktivitetet e planifikuara dhe kohën e parashikuar.
Për më shumë informacion, klikoni këtu.

Rreth IAASB

IAASB harton standardet e auditimit dhe sigurisë, si dhe udhëzimet e përdorimit për të gjithë profesionistët kontabël nën një proces të përbashkët të hartimit të standardeve që përfshin Bordin e Mbikëqyrjes së Interesit Publik, i cili mbikëqyr veprimtaritë e IAASB dhe Grupin Këshillimor Konsultativ të IAASB, i cili siguron kontributin e interesit publik në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve. Strukturat dhe proceset që mbështesin operacionet e IAASB asistohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Për informacione mbi të drejtën e autorit, markën tregtare dhe autorizimet, kontaktoni permissions@ifac.org.