Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim mbi Rezultatet e Votimit në Asamblenë Zgjedhore të datës 30.09.2019 dhe mbledhjen e KD datë 01.10.2019

Në datën 30 shtator 2019, në ambjentet e Hotel Tirana International, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s e cila përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të Institutit, me rend dite Zgjedhjen e katër Anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues dhe dy Anëtarëve të Komitetit të Kontrollit të Brendshëm.

Në përfundim të Mbledhjes së datës 30 shtator 2019, u procedua me votimin ku u miratua si më poshtë.

I.     Në Këshillin Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar u zgjodhën anëtarët:

1.       Zj. Eleonora Olli

2.       Z. Berti Pashko

3.       Zj. Rezarta Koçollari

4.       Z. Elton Tirana


(Vendimi nr. 141 datë 30.09.2019 i Asamblesë së Përgjithshme)


II.   Në Komitetin e Kontrollit të Brendshëm u zgjodhën anëtarët:

1.      Zj. Elida Miti

2.      Z. Sokol Toska


(Vendimi nr. 142 datë 30.09.2019 i Asamblesë së Përgjithshme)



Gjithashtu më datën 1 Tetor 2019, ora 14:00, u zhvillua Mbledhja e Këshillit të Ri Drejtues, në të cilën u realizua votimi për zgjedhjen e Kryetarit dhe zv/Kryetarit me rezultatet si më poshtë.

III.    Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh:    Zj. Eleonora Olli

IV.    Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh:      Z. Arqile Mishtaku


(Vendimi nr. 32 datë 01.10.2019 i Asamblesë së Përgjithshme)