Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim: Lista e dokumentave per regjistrim ne praktiken profesionale Viti 2020

Njoftim: Lista e dokumentave per pranim ne praktiken profesionale Viti 2020

Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale 2020,

Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2019 dokumentat më poshtë:
  1. Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional (KEKV);
  2. CV e aktualizuar;
  3. Kartë Identiteti (kopje);
  4. Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
    a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
    b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
    c) Diplomat e barasvlershme me to.
    Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
  5. Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
  6. Dëshmi penaliteti;
  7. Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
  8. Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar nga që nga 01 Janar 2020;
  9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
  10. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :
Emertimi i llogarisë:                 Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi:                              Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2020

Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661                 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA


1 Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.