Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: info@ieka.al
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: info@ieka.al
Njoftime
“Sot për të Ardhmen” mbi profesionin e Audituesit Ligjor
Në vijim të zhvillimit dhe realizimit të programit të edukimit të kandidatëve për marrjen e titullit Auditues Ligjorë, kandidatët e vitit të parë nisën në datë 11 Korrik 2019 trajniminsipas kërkesave të vendosura në kurikulën e profesionit të Audituesit Ligjorë.
Ky trajnim do të vijoje të zhvillohet në sallën e trajnimeve të IEKAs duke nisur fillimisht me modulin “Raportimi Financiar i Avancuar’’ i cili do të bazohet drejtpërdrejt në aftësitë dhe njohuritë e fituara në modulin e Raportimit Financiar të Ndërmjetëm, duke i konsideruar çështjet/temat dhe standardet e studiuara në këtë modul, në një nivel më të avancuar.
![]() |
![]() |
Në fjalën hapëse, Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKAs Prof. Dr Hysen Çela vuri theksin mbi impaktin e këtij programi në vendet në zhvillim si Shqipëria, si dhe mbi rezultatet pozitive që priten për një nisje të suksesshme ku, kualifikimi profesional është sot mundësia e shumë të rinjve për t’u kualifikuar e për t’u bërë forcë aktive në tregun e punës, ndaj edhe bashkërendimi i punës së Insititutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) përmes këtyre programeve, duhet të vazhdojë për t’a kthyer arsimin dhe praktikën profesionale në mundësinë që të rinjtë zgjedhin për të ndërtuar të ardhmen në profesionin e Audituesit Ligjor.
![]() |
![]() |
Z.Çela bëri një prezantim të procesit mbi zhvillimin e moduleve profesionale ku sipas kurrikulës së Audituesit Ligjorë, kandidatët në edukimin universitar duhet të ketë plotësuar
lëndët dhe disiplinat përkatëse që kërkohen në nivelet bazë dhe të ndërmjetëme. Plotësimi i këtyre disiplinave i jep mundësine për zhvillimin e nivelit profesional e cila do të kryhet sipas moduleve meposhtë:
- Moduli Raportimi Financiar i Avancuar
- Moduli Taksimi i Avancuar
- Moduli Legjislacion i Avancuar
- Moduli Drejtimi i Performancës i Avancuar
- Moduli Auditim dhe Dhënie Sigurie e Avancuar
- Moduli Etika Profesionale