Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Lançimi i eCode nga Bordi Global i Etikës, datë 26 qershor 2019

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistet Kontabël (IESBA) lancoi në datën 26 qershor 2019, eCode - një tool të bazuar në web që sjell në një platformë dixhitale Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabel (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë). Përveç veçorive dhe funksioneve "të ngjashme" me ato të
një aplikacioni, kjo platformë e re demonstron më mirë arkitekturën dhe shkallëzimin e struktures me " blloqe te vecanta " të Kodit.

ECode vjen si rezultat i një iniciative strategjike për të shfrytëzuar teknologjitë moderne. Nëpërmjet aksesit në smartphonet dhe paisje të tjera të ngjashme, ai synon të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe shumë më miqësor me përdoruesin. Përveç kërkimit dhe lundrimit të përmirësuar, eCode ofron lidhje me burime alternative (të pa autorizuara) të cilat ofrojnë informacione kontekstuale ose shpjegojnë arsyet për dispozita të veçanta në Kod.

Kryetar i Bordit IESBA, Dr. Stavros Thomadakis, shprehet se "ECode është një përgjigje inovative ndaj kërkesave të palëve të interesuara për më shumë mbështetje gjatë procesit të implementimit". "Teknologjia ofron shumë mundësi për të përmirësuar eksperiencën gjatë përdorimit, dhe me eCode ne kemi kërkuar mënyra kreative dhe tërheqëse për ta bërë këtë gje. Ne besojmë fort se eCode do të lehtësojë përshtatjen, zbatimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm, të Kodit në interes të publikut".

Mund të themi se lançimi i eCode është realizuar në kohën e duhur, pasi Kodi i ristrukturuar dhe i rishikuar ka hyrë në fuqi pak ditë më parë. Zhvillimet teknologjike po transformojnë me shpejtësi mënyrën e të punuarit, si dhe mënyrat e aksesimit dhe përdorimit të informacionit. Për këtë arsye, tani është momenti i duhur ta shohim Kodin të aksesueshëm në një platformë dixhitale, familjare dhe intuitive për përdoruesit”.

Zhvillimi i eCode ka rezultuar i suksesshëm falë mbështetjes operacionale të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC) si dhe mbështetjes së stafit nga Bordi i Raportimit të Jashtëm të Zelandës së Re. IESBA do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me këta partnerë, pasi ajo do të vijojë me fazën e dytë të kësaj nisme për të eksploruar karakteristika të tjera, si dhe mënyrat për transferimin e platformës tek adoptuesit e Kodit.

ECode është i aksesueshem pa pagesë në www.IESBAeCode.org . IESBA mirëpret sugjerime nga të gjitha palët e interesuara. Në veçanti, mirëpriten pikëpamje rreth  karakteristikave të përdorimit, përshtatjes në nivel kombëtar të platformës eCode, si dhe fushat për përmirësim të mëtejshëm nga firmat, hartuesit e standardeve kombëtare, rregullatorët dhe organet e mbikëqyrjes së auditimit, organizatat profesionale të kontabilitetit, investitorët dhe profesorati. Sugjerimet mund t’i dërgoni me email tek IESBAeCode@ethicsboard.org .

Më shumë rreth Kodit ju mund të mësoni në faqen e internetit të IESBA-s, përfshirë pesë parimet themelore: integriteti; objektiviteti; kompetenca profesionale dhe kujdesi i duhur; konfidencialiteti; dhe sjellja profesionale.

Kliko këtu për të parë videon tutorial të tipareve të eCode.

Për më shumë informacione mund të aksesoni edhe linkun bashkëlidhur. View the online version here.