Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-Sesioni i I-rë 2019

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) me datë 12, 13 dhe 14 Qershor 2019 zhvilloi me sukses në qytetin e Vlorës Kualifikimin e Vijueshëm të Anëtarëve për sesionin e I-rë 2019.

Të gjithë anëtarët janë njohur paraprakisht me programin e trajnimit dhe materialet, përgatitur nga lektorë me njohuri dhe eksperiencë në fushën e auditimit, tatim-taksa dhe legjislacionin tregtar. Ky sesion trajnimi është dizenjuar për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e anëtarëve tanë, të cilët janë të interesuar në një treg pune dhe mjedis pune që është i hapur, gjithpërfshirës dhe i arritshëm.

Në ditën e parë të aktivitetit u trajtuan temat:

1. Ndryshimet që kanë ndodhur së fundmi në Legjislacionin Tatimor

U trajtuan ndryshimet tatimore në fuqi nga 1 janari 2019 , cregjistrimet e subjekteve tatimore, ndryshim të afateve në QKB, likujdimi në gjykatë, pasaktësia në plotësimin e deklaratës tatimore, vlerësimi tatimor dhe kompesimi tatimor. Nga 1 Janar 2019 norma e tatimit mbi dividentin është 8%. Në 28 maj 2019, Shqipëria firmos Konventën Multiraterale për implementimin në marrëveshjet tatimore të masave për parandalimin e erozionit tatimor dhe shtyrjes së fitimit (“BEPS”) marrëveshjet Multilaterale.
Konventa konsiderohet si instrumenti bazë për të ulur mundësitë për përdorimin e mekanizmave të shmangieve të taksave që perdoren nga shoqëritë ndërkombëtare.


 


2. Udhëzim për perdorimin e toolsave të paketës Pack SMEs / Paketa e auditimit për Entitet e Vogla dhe të Mesme

Në vazhdim të Kualifikimin Vijueshëm për vitin 2018, më datë 12 qershor u trajtua gjërësisht tema Paketa e auditimit për Entitet e Vogla dhe të Mesme. Paketa e auditmit për Entitet e Vogla dhe të Mesme », ose « Pack SMEs », e përgatitur nga CNCC në bashkëpunim me IRE - IBR, është një paketë me toolsa e dizajnuar për t’i mundësuar audituesit të planifikojë dhe kryejë procedura auditimi dhe të strukturojë mënyrën e auditimit për SME-të, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Auditmit (SNA).


 


Në ditën e dytë të aktivitetit u trajtuan temat:

3. Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare ( i ndryshuar)

Nga 1 janari 2019 ka hyrë në fuqi Ligji për ‘Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare’ u trajtuan azhornimet e rëndësishme në këtë ligj. U diskutua mbi kategorizimin e njësive ekonomike: Mikronjësi ekonomike, Njësi ekonomike të vogla , Njësi ekonomike të mesme , Njësi ekonomike të mëdha që në datën e raportimit tejkalojne/ nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve ( aktivit, qarkullimit dhe të punesuarit). U pasua me tej me diskutime dhe mendime lidhur me VKM Nr 17 datë 16.01.2019 ‘Për përcaktimin e shoqërive shtetërore dhe private, të rëndesishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit , madhesise ose numrit të punëmarrësve të tyre.


 


4. Raste praktike të cështjeve të auditimit

Mbështetur në rastet praktike të auditimit, u trajtua parimi i vijimësisë (SNA 570 i rishikuar) e cila, nënkupton një supozim bazë se shoqëria do të vijojë të kryejë veprimtarinë e saj në të ardhmen e parashikueshme dhe audituesi duhet gjithashtu të përcaktojë nëse drejtimi ka kryer një vlerësim në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vijuar më tej aktivitetin. Audituesi duhet të dokumentojë kuptueshmërinë në lidhje me marrëdhëniet/ transaksionet e njësisë raportuese me palët e lidhura ( SNA 550 ) si dhe të kryejë procedurat për vleresimin e rrezikut sic anë intervistat me drejtuesit e njësise si dhe kontrollet e brendshme të njësisë (punonjes të ndryshëm të njësisë raportuese). Letrat e
konfirmimi (SNA 500/505) përdoren për të dhënat dhe gjendjet bankare, Llogaritë e arkëtueshme/pagueshme, kushtet kontraktore dhe garancitë, Detyrimet ndaj kreditorëve etj


 


Në ditën e tretë të aktivitetit u trajtuan temat:

5. Kodi Etikes i IFAC që hyn në fuqi me datë 30 qershor 2019

Në qershor 2019, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistët (IESBA) do të lançojë eCode – një nismë e guximshme që i ofron profesionistëve kontabël një mënyrë të re për të qënë të angazhuar me Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë). Ky kod synon të ndihmojë hartuesit e standardeve, rregullatoret dhe bordet mbikëqyrëse, firmat profesionale dhe organizmat anëtare të IFAC, profesoratin e universiteteve dhe të tjerë të interesuar për adoptimin, edukimin, trajnimin si edhe për zbatimin në praktikë të Kodit të rishikuar dhe ristrukturuar të Etikës - IESBA Code – të publikuar në Prill 2018 . Kodi i ri është i lehtë për tu përdorur pasi është i rishikuar plotësisht, kërkesat dallohen qartësisht nga materiali zbatues dhe ka udhëzues të ri për zbatimin e tij dhe fjalorin e termave të aktualizuar.


 


6. Legjislacioni Tregtar

U trajtuan ndryshimet e fundit të legjislacionit tregtar e cila i referohet Ligjit për Tregtarët dhe Shoqërite tregtare i ndryshuar me Ligjin Nr 129/2014. Gjatë trajtimit të u sqaruan ndryshimet më relevante në këte Ligj gjithashtu, u diskutuan disa raste praktike në të cilën Audituesit Ligjor ndeshen në përditshmërinë e punës së tyre.