Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim për shpërndarjen e Certifikatave për titullin "Auditues Ligjor" dhe “Kontabël i Miratuar”, për sezonin e provimeve 2018

Njoftohen të gjithë Kandidatët fitues të titullit “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist të Miratuar” që kanë kaluar me sukses provimet e aftësive profesionale, gjatë sezonit të provimeve 2018, se në datat 16-17 Maj 2019, gjatë orarit  09:00- 18:00 do të bëhet shpërndarja e Certifikatave për këto tituj. Tërheqja e certifikatave vetëm për këto dy ditë, do të bëhet pranë Sekretarisë Teknike, në ambientet e IEKAs.

Kandidatët që nuk e kanë të mundur të paraqiten personalisht për të tërhequr Certifikatën, mund të autorizojnë një person të afërt për të kryer tërheqjen e saj. Personi duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Shënim: Kujtojmë se kandidatët që nuk kanë dorëzuar Dëshminë e Penaliteti por vetëm Formular Vetëdeklarimi, duhet patjetër të kenë me vete dhe të dorëzojnë Dëshminë e Penaliteti pasi në mungesë të saj nuk do të pajisen me Certifikatën përkatëse.