Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 28 dhjetor 2018

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 28 dhjetor 2018, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
  • Miratimi i listës emërore me 47 kandidatë për Auditues Ligjorë të cilët i plotësojnë kriteret për t’u pranuar në praktikën profesionale që fillon në 1 janar 2019, nga 52 kandidatë që kanë paraqitur kërkesën.
  • Në zbatim të Rregullores së Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional krijohet Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm Profesional (KEKV), (bashkim i Komitetit të Edukimit të Kandidatëve-KEK dhe Komitetit të Kualifikimit të Vijueshëm–KKV) me këtë përbërje:
    - Kledi Kodra kryetar
    - Doranin Agalliu anëtar
    - Ana Osmani anëtar
    - Diana Lamani anëtar

    Të caktojë z. Hysen Cela, Drejtues të Strukturës: Njësia e Edukimit të Kandidatëve për Auditues Ligjorë dhe trajnimeve profesionale.
  • Lidhur me vlerësimin dhe regjistrimin e praktikës profesionale për shtetasit shqiptarë që janë duke marrë ose kanë marrë titullin ACCA/CPA:
    - Shtetasit shqiptarë që janë duke dhënë provimet për të marrë titullin ACCA/CPA dhe kanë përfunduar me sukses provimet e nivelit “F”- foundation level (niveli bazë), mund të regjistrohen për njohjen e praktikës profesionale nga IEKA, në rastin kur janë të punësuar pranë shoqërive audituese.
    - Në këtë rast, përjashtimisht nga sa kërkohet nga rregullorja e Edukimit më sipër, një firmë auditimi me përvojë mbi 5 vjet mund të drejtojë deri në 6 kandidatë kur ka të paktën dy partnerë angazhimi (AL) me kushtin që njëri prej partnerëve të angazhimit të ketë më shumë se pesë vite në profesion.
    - Kosto për regjistrimin e praktikës profesionale prane IEKAs do të jetë në Shumën 50.000 lekë dhe pagesa do të kryhet menjëherë me bërjen e kërkesës.
    - Shtetasit shqiptarë që kanë fituar titullin ACCA/CPA dhe sipas Dispozitave Përfundimtare të nenit 14 (pika 2 dhe 3), të Rregullores Nr. 2 datë 22.02.2018 “Për funksionimin e KPAP dhe Mbikqyrjes së procesit të testimit të kandidatëve AL dhe KM” të Bordit të Mbikqyrjes Publike, kanë përfunduar me sukses dy provimet e aftësisë profesionale, duhet të dorëzojnë në IEKA të gjithë praktikën profesionale me ACCA, e cila do të vlerësohet nga Struktura e Edukimit të Kandidatëve dhe më pas do të miratohet nga Këshilli Drejtues. Vendimi i Këshillit Drejtues është pjesë përbërëse e detyrueshme për regjistrimin në regjistrin publik të IEKAs dhe pajisjen me Licensën e Audituesit Ligjor.
  • Miratimi i vendimeve të Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës mbi disa ankesa të ardhura në drejtim të Audituesve Ligjorë.
  • Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.