Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Emërimi i z. Hysen Çela si anëtar i Consultative Advisory Groups (CAG)

Në Newsletter Nr. 12, të EFAA-së, është publikuar njoftimi për emërimin e z. Hysen Çela si anëtar i CAG për Bordet IAASB dhe IESBA (Bordet e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Sigurisë dhe të Etikës pranë IFAC) që nga 1 gushti 2018. Grupi Këshillues Konsultativ (CAG) i IESBA dhe IAASB është pjesë e rëndësishme integrale e procesit të hartimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, të Kontrollit të Cilësisë, Etikës dhe shërbimeve të tjera profesionale. CAG ka në përbërje përfaqësues të stakeholdersve të rëndësishëm si BB, Komisioni Europian, IASB, NASBA, IOSAI, etj, të cilët janë të interesuar në zhvillimin dhe mbajtjen e cilësisë së lartë të standardeve ndërkombëtare profesionale dhe etike të hartuara për ti shërbyer interesit publik.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar anëtar i EFAA që prej vitit 2016, është përfaqësuar në këtë organizëm nga z. Hysen Çela duke kontribuar në përmirësimin e raportimit financiar dhe auditimit  për SME. Z. Çela, në cilësinë e Kryetarit të KD të IEKAs, ka dhënë e vijon të japë kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e profesionit të kontabilitetit dhe të auditimit në Shqipëri. Ai ka një përfshirje të konsiderueshme akademike dhe profesionale. Z. Çela ushtron profesionin e audituesit ligjor si partner angazhimi në shoqërinë audituese Crowe AL shpk,  firmë anëtare e Crowe Global.

Padyshim që ky emërim është një vlerësim jo vetëm për rolin dhe kontributin e z. Çela në EFAA por dhe një vlerësim për IEKAn.

Per me teper klikoni linkun