Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim për provimin datë 25 qershor 2018

Njoftohen të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e datës 25 qershor, "Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë" që provimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, pranë Universitetit  të Tiranës.

Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID).

Provimi do të fillojë në orën 15:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Kandidatët duhet të jenë të pranishëm në sallën e provimit të paktën 15 minuta përpara se të fillojë provimi.

Shënim:
Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë deri 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë sekretarisë teknike të KPAP-së, dhe strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë për provimin [Emërtimi i provimit]
Shuma: 15.000 lekë