Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Këshilli Drejtues i IEKAs, do të përzgjedhë dy anëtarë për Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës për periudhën qershor 2018 - qershor 2022

21.05.2018

Këshilli Drejtues i IEKAs, do të përzgjedhë dy anëtarë për Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës për periudhën qershor 2018 – qershor 2022, duke qënë se mandati i anëtarëve ka përfunduar.
Sipas nenit 4 dhe 5 të Rregullores së Investigimit dhe Disiplinës, Këshilli Drejtues fton anëtarët e Institutit që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si anëtar të Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të bëjnë një paraqitje të kandidaturës me shkrim.

Neni 13.3 i Statutit përcakton që Nuk mund të zgjidhen në organet e Institutit:
  • Anëtarët që në datën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve nuk kanë shlyer kuotën fikse të anëtarësisë,
  • Anëtarët të cilët prej tre vjetëve përpara datës së mbledhjes kanë qënë subjekt i një mase disiplinore sipas nenit 55 të Ligjit.
  • Dy apo më shumë anëtarë të cilët kanë paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në organet drejtuese të tij dhe kanë ose për një periudhë prej jo më pak se katër vitesh, kanë qenë ortak angazhimi me ose pa pjesëmarrje në kapital, në të njëjtën shoqëri auditimi.
Të interesuarit të dërgojnë kërkesën dhe një CV, deri në datën 11.06.2018 në adresën:
IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.