Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 7 dhe 12 mars 2018

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 7 dhe 12 mars 2018, në të cilën u diskutua mbi Rregulloren nr.1 datë 26.07.2017 “Për mbledhjen e të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike” (të konsoliduar) të ndryshuar në datë 22.02.2018, të dërguar nga BMP në datë 3 mars 2018, Këshilli Drejtues vendosi:
  1. Ti kërkojë BMP-së realizimin e një takimi të përbashkët midis Këshillit Drejtues dhe Bordit të Mbikqyrjes Publike për të shqyrtuar problemet që dalin dhe saktësuar rolin e dy organizmave.
  2. Të ftojë në një tryezë të rrumbullakët, organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar, për të diskutuar për problemet që lidhen me rregulloret.
  3. Tju kërkojë audituesve ligjorë të shprehin mendimet dhe të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve në datën 4 maj 2018 në të cilën përvec cështjeve të zakonshme të shqyrtohen dhe problematikat që dalin nga rregulloret më të fundit të BMP-së, me qëllim përcaktimin e një plani veprimi dhe strategjie për Këshillin Drejtues në periudhën në fjalë për të gjetur zgjidhjen e duhur në raportet IEKA, BMP.
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan edhe vendime të natyrës administrative.