Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 24 janar 2018

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 24 janar 2018, u diskutua për ndryshimet në rregulloren e Komitetit të Regjistrimit, rregulloren e Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale dhe kandidatët që fillojnë praktikën profesionale në janar 2018.
Ndryshimet e Rregulloreve janë rrjedhojë e ndryshimeve të Ligjit 10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” të ndryshuar me Ligjin 47/2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar", të ndryshuar.

a) Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Regjistrimit dhe përditësimin e regjistrit publik.
    Ndryshimet më të rëndësishme të kësaj rregulloreje kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:
  • Komiteti i Regjistrimit krijohet nga Këshilli Drejtues i IEKAs, ndryshon përbërja dhe mandati i anëtarëve të tij;
  • Ristrukturim i përmbajtjes së rregullores në tre kapituj kryesorë;
  • Plotësohet me procedurat për regjistrimin pas përfundimit të provimeve;
  • Saktësimi i dokumentave për regjistrim/riregjistrim në regjistrin publik;
  • Plotësohet me procedurat që kryhen nga IEKA për pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin publik dhe krijimin e një aneksi të regjistrit publik për individët sipas parashikimit në nenin 26, pika 1 (e) e Ligjit 10091;
  • Ndryshime të shqipërimit më të mirë të fjalive.

b) Rregullorja për procedurat e testimit dhe sistemin e vlerësimit në provimin e aftësisë profesionale të kandidatëve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar.
    Ndryshimet më të rëndësishme të kësaj rregulloreje kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:
  • Komisioni i Provimeve të Aftësisë Profesionale (KPAP) emërohet nga BMP, ndryshon përbërja e tij;
  • Përcaktimi i disiplinave të testimit në përputhje me ligjin 10091;
  • Kategoritë e tarifës së provimit;
  • Rritja e cilësisë për hartimin e testeve (fond i pyetjeve deri në 5-fishin e strukturës së tezës, rishikimi i testit nga KPAP, etj.);
  • Procedurat për organizimin e testit, korrigjimin dhe shpalljen e rezultatit;
  • Procedurat e ankimit te rezultatit te testit;
Këshilli Drejtues i IEKAs vendosi që këto Rregullore t’i propozohen për miratim Bordit të
Mbikëqyrjes Publike.

c) Me propozimin e KEK, u miratua lista e 21 kandidatëve që do të fillojnë praktikën profesionale në 1 janar 2018.

Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan edhe vendime të natyrës administrative.