Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Konferenca IV Ndëkombëtare e IEKA ‘’Sfidat e Audituesit në një Mjedis Ekonomik në Ndryshim të Vazhdueshëm’’, Hotel Sheraton në Tiranë, Shqipëri, 18 Nëntor 2017

20 Vjet IEKA
1997-2017


Përgjatë këtyre dy dekadave, IEKA ka përjetuar një rritje të shpejtë sasiore dhe cilësore dhe ka luajtur një rol vital në shumicën e transformimeve ekonomike të vendit. Sot IEKA e ka pozicionuar veten si një nga organizmat profesionale më të avancuara në Shqipëri, duke aderuar në standardet më të larta etike, teknike dhe profesionale. 

Si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC) dhe e disa organizmave të tjerë europiane e rajonale, IEKA luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar.

Kjo konferencë do të mbledhë së bashku anëtarë nga profesioni kontabël dhe institucionet akademike shqiptare, përfaqësues nga qeveria shqiptare dhe institucione të tjera të pavaruara, anëtarë nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale (të tilla si BE, BB, IFAC, ACCA, FCM, EFAA, FIDEF, etj.), përfaqësues nga organizatat e profesionit kontabël nga
Gjermania, Franca, Hollanda, Italia, Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegoniva dhe të tjerë.

Ky event do të jetë një mundësi e mirë për të nxitur diskutimin mbi të ardhmen e profesionit tonë në kohën kur teknologjia dixhitale po evoluon me hapa shumë të shpejtë. Më specifikisht, do të vështrojë mbi rolin e tij në përmirësimin e cilësisë së raportimit, ndihmën në rritjen e SME-ve, në shtimin e vlerës për entitetet e bizneseve dhe veçanërisht, në
ndihmën për qeverinë në luftimin e ekonomisë informale dhe korrupsionit. 

Programi i Konferencës