Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim: Lista e dokumentave për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale te Vitit 2018

Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale 2018,

Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2017 dokumentat më poshtë:
  1. Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional;
  2. CV e aktualizuar;
  3. Kartë Identiteti (kopje);
  4. Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
    a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master” ose;
    b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose ;
    c) Diplomat e barasvlershme me to, në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to)
  5. Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
  6. Dëshmi penaliteti;
  7. Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare; Marreveshje Stazhi
  8. Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me punëdhënës të tjere, duke filluar nga që nga 01 Janar 2018;
  9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
  10. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Vendimi i KD se IEKAs 

Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :

Emertimi i llogarisë:               Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi:                             tarifë aplikimi në praktikën profesionale

Intesa SanPaolo Bank
Nr Llog: 1008131801             IBAN: AL11208110080000001008131801

Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661               IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA

Raiffeisen Bank
Nr Llog: 100003298               IBAN: AL89202110130000000100003298