Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues 28 prill 2017

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 28 prill 2017, u diskutua lidhur rishikimin në ulje të kuotave të anëtarësisë për anëtaret e IEKAs. Ky rishikim në ulje u bë e mundur në sajë të nismës që Këshilli Drejtues mori në mbledhjen e datës 13 dhjetor në të cilin ngarkoi një grup pune për të paraqitur disa variante të rishikimit në ulje të kuotave por dhe duke marrë në konsideratë kërkesën e një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të cilët ju drejtuan atij.

Duke treguar kujdes që të mos cënohet veprimtaria e Institutit, Këshilli vendosi që t’i propozohen

Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve variantet më poshtë:
  • Varianti 1
    Kuota fikse   70.000 lekë
         
    Kuota variabël   0,5% e të ardhurave totale totale për nivelin e të ardhurave totale nga 0-8 mln lekë dhe 0,3% e të ardhurave totale për nivelin e të ardhurave totale mbi 8 mln lekë.

     
  • Varianti 2
    Kuota fikse   70.000 lekë
         
    Kuota variabel   0,5% e të ardhurave totale

     
  • Varianti 3
    Kuota fikse   100.000 lekë
         
    Kuota variabël   0,5% e auditimeve ligjore

Gjithashtu në mbledhje u diskutuan dhe u morën vendime edhe për cështje të tjera si:
  • Kontrollin e cilësisë të kryer në vitin 2016 – rekomandimet e lëna nga mbledhja e muajit mars,
  • Miratimi i PF 2016 si dhe realizimi i buxhetit, analiza e veprimtarive tekniko profesionale,
  • Cështje me natyrë teknike dhe administrative.