Anëtarësimi
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-Sesioni i II-të 2019

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në fund të muajit Nëntor dhe në fillim të muajit Dhjetor 2019 u zhvillua Sesioni i dytë i Kualifikimit të Vijueshëm të Anëtarëve të IEKAs për vitin 2019, në ambientet  e  Hotel Tirana International.

Në këtë sesion u trajtuan elementë të auditimit modern sipas SNA-ve (në lidhje me aktivitetin 3.3 “Preparing and training materials for using electronic based audit methodologies for auditors (audit software)-providing tools and methodologies to improve the audit quality”), përmes përdorimit të programeve dhe metodologjive të bazuara në teknologji, të shoqëruar me rast studimor (dosje praktike auditimi). Sipas programit të Kualifikimit të Vijueshëm u trajtuan temat:




















Ndryshimet më të fundit në Legjilacionin Fiskal

Anëtarët e IEKAs u informuan mbi ndryshimet e fundit në Paketën Fiskale 2020, qe prekin ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” , “Për Taksat Kombëtare”, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Ndyshimet më të fundit në Paketën Fiskale 2020 ndër të tjera paraqitën cështje të tilla si:

Të punësuarit në më shumë se një punëdhënës, pavaresisht se nuk e kalojnë kufirin vjetor të të ardhurave 2 million lekë do të dorëzojnë deklaratën individuale (DIVA) dhe paguajnë tatim progresiv mbi të ardhurat personale për shumën totale të pagave në më shumë se një punëdhënës.
  • Sponsorizimi për sportin rritet në 5 % të fitimit para tatimit nga 3 % që është aktualisht
  • Për kompanitë qe realizojne mbi 100 milion lekë fitim, njihet si shpenzim i zbritshem 3-fish i shumes se sponsorizuar
Për investime mbi 1 miliard lek, zgjatja e afatit të mbartjes së humbjeve nga 3 vjet bëhet në 5 vjet Harmonizimin dhe unifikimin e kundravajtjeve administrative që lidhen me çështjet ku është parashikuar sistem i shkallëzuar penalitetesh për shkeljet tatimore në lidhje me moslëshimin e faturave nga tatimpaguesit bazuar në madhësinë e biznesit:
  • 50 mijë lekë gjobë biznesi i vogël pa TVSH;
  • 100 mijë lekë gjobë biznesi vogël me TVSH;
  • 150 mijë lekë gjobë biznesi i madh
Harmonizimin e dispozitave përkatëse të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në vendin tonë lidhur me faturimin, me përcaktimet e projektligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, do të sjellë një risi në procesin e faturimit dhe monitorimit të transaksioneve.
















Programit dhe moduleve të CaseWare Working Paper

Prezantimi i Programit dhe moduleve të CaseWare Workin Paper u realizua në kuadër të aktivitetit 3.3 “Preparing and training materials for using electronic based audit methodologies for auditors (audit software)- providing tools and methodologies to improve the audit quality’’.

Anëtarët e IEKAs u prezantuan me programin e auditimit CaseWare WP dhe Audit international i cili bazohet në Udhëzuesin e IFAC për të përdorur SNA-të në Auditimet e Entiteteve të Vogla dhe të Mesme dhe ofron të gjitha format e kërkuara për të kryer një auditim të bazuar në rrezik, testimin dhe dokumentimin e Kontrolleve, fletët e punës për llogaritjen e Materialitetit, përmes përzgjedhësit të profilit është i përshtatshëm për një angazhim shumë të thjeshtë dhe angazhime shumë të gjera dhe komplekse. Platforma kryesore e programit është importimi i Bilancit Vërtetues të klientit tuaj, krijon lead-sheet e auditimit, menaxhon dokumentat me eficencë ku bashkëngjiten të gjithë dokumentacionet e klientit dhe evidencat mbështetëse në skedarin e angazhimit.
Gjatë ditëve të aktivitetit anëtarët e IEKAs që përfituan përdorimin e programit Caseware Working Papers & Audit International dhe anëtarët e tjerë që instaluan versionin Demo patën mundësi të aplikonin praktikisht procedurat e një angazhimi auditimi në perputhje me SNA.

 
     
   

Programi ep Audit

Anëtarët e IEKAs u prezantuan me programin për të kryer auditime financiare EpAudit (versioni 30/09/2019). Ky aplikacion mund të përdoret si për auditime të jashtme ashtu edhe në ato të brendshme në të cilën integrohen Access, Excel dhe Word. Qëllimi kryesor i këtij programi është që audituesit të mund të punojnë me cilësi, siguri dhe
shpejtësi, pa asnjë kufizim të celsave ose të drejtave të kopjimit, të tranferojnë të dhëna, të ndryshojnë kompjutera dhe të bëjnë cdo lloj modifikimi pa asnjë kufizim.